Rama: Do të transformojmë Vlorën

rama-2.jpg

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Vlora do t’i nënshtrohet transformimit përmes infrastrukturës rrugore, por jo vetëm.

“Askund më mirë sesa në Vlorë nuk mund të flitet për Shqipërinë. E vërteta është që me ndryshimin e qeverisë, u bë i mundur edhe ndalimi i një ecurie shumë të rrezikshme që kërcënonte qëndrueshmërinë financiare, jo më për arsyen e piramidave, por pas një filozofie të konceptimit si të tilla. Deri në vitin 2013 buxheti i shtetit mbështetej tek borxhi i jashtëm”, tha Rama.

Kreu i qeverisë pohoi gjithashtu se qeverisja e tij ka transformuar sistemin urban të Shqipërisë, ndërsa shtoi se e gjitha kjo po bëhet pa borxhe të prapambetura.

“Sot kemi një buxhet, i cili nuk bazohet në asnjë qindarkë borxh, që do të thotë se gjithçka që do ndërtohet nuk do të jetë një barrë për fëmijët tanë. Jemi duke bërë dy gjëra të rëndësishme: po rrisim volumin e investimeve dhe po ulim borxhin publik. Si deputet i Vlorës unë do të flas vetëm për Vlorën, Damianin e kemi për të gjithë Shqipërinë. Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe ministri do të mbajë zotimin e tunelit të Llogarsë. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim vijimin e Lungomares deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë. I vetmi vend në botë ku shtëpia e pavarësisë është e rrethuar nga kioska. Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Mos më shkruani mesazh nesër se pse nuk e ndërtove aeroportin. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them”, shtoi Rama.

scroll to top