“Rama do timonin, Mona do Lulin dhe Luli do…”, Hajdari ‘nxehet’ dhe braktis mbledhjen

d6778f03f2136d6696d2fc823d284851_L.jpg

Deputetja Rudina Hajdari ka ikur më herët nga mbledhja e Këshillit Politik, duke e braktisur kështu.

Ajo ka thënë se u largua pasi se do të zhvillojë një tjetër takim.

Anëtarja e partisë më të re “Nisma”, Rudina Hajdari nuk kurseu ironitë për krerët e partive politike, Rama, Basha dhe Kryemadhi.

“Bëra një propozim të qartë, përsa i përket ruajtjes së kuotës gjinore, mund të ruajmë listat e hapura duke përdorur një mekanizëm korrektimi që të ruajmë përfaqësimin gjinor. Këshilli Politik ka një problem të vetëm. Rama do të mbajë tepsinë e vetë, kemi Monën që nuk do t’i shqitet Lulit, dhe kemi Lulin që do të mbajë vagonin e partiçkave. Do t’i mbetem deri në fund listave të hapura 100%, dhe do të kërkoj një sqarim për sa i përket votës së diasporës,” u shpreh Hajdari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303