fbpx

Rama, dorëzon çelsat e shtëpive të reja në Shijak:“Më e keqja është pas krahëve, më e mira është e gjitha përpara për familjet e prekura”

Screenshot_1-13.png

“Më e keqja është pas krahëve, më e mira është e gjitha përpara për familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar dhe për vetë Shqipërinë”, kështu u shpreh Edi Rama gjatë vizitës sot në disa familje në Shijak, ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja që janë ndërtuar. “Zoti t’i plotësoftë të gjitha” ishte urata e një të moshuare për kreun e qeverisë.Si në cdo moment, Rama nuk i kurseu batutat, ironinë dhe “thumbat” për Partinë Demokratike. Një nga kryefamiljarët i kërkoi që të merrte një karamele për ta uruar. “O kryeministër hajde merr një karamele”, ndërsa Rama i tha se sot kishte qenë në disa shtëpi dhe ishin bërë shumë. Ndërsa në momentin që doli jashtë shtëpisë i kërkoi kryefamiljarit që djali të mos rrinte kot si demokratët, por të punonte bahçen. “Ta gëzoni të kesh djalin dhe familjen me shëndet dhe bëj një cikë stërvitje, je bërë si ato demokratët që rrinë kot”. “Populli i ka sytë hapur, nuk janë populli këta që bëjnë zhurmë dhe rrëmujë” tha më tej Rama në një tjetër familje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303