Në takimin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama me studentët e UBT-së nuk munguan edhe nga ata studentë të cilët morrën fjalën, madje edhe iu “përveshën” gjithë guxim kryeministrit. Një ndër to ishte edhe një djalë tjetër, i cili i pasoi studentes që u largua nga mbledhja.
Djali u prezantua si një “ngelës ndërkombëtar” dhe i kërkoi kryeministrit që të mos i fuste të gjithë ata në një thes.
Kaq mjaftoi që Rama, t’i kthente përgjigje duke i bërë edhe të ditur që e ka merak të fitojë debatet.
“Shumë faleminderit! E para eprori nuk je as ti as ajo vajza. As unë s’jam. Të flas unë, se s’të ndërpreva. Për veten time e kam merak të fitoj debatet. Por është barazi. Nuk kam çfarë mendoj. S’jam ai politikani që bën sikur kupton dhe bën si i butë. Eprori nuk është as ti as e as ajo vajza. Epror bashkë me fjalën ‘këllqe’ lëreni jashtë, dhe shikojeni në fjalor. Kam ardhur të flasë për përgjegjësi dhe jo për faj. Ju keni 13 ditë që bërtisni dhe s’flisni. Unë pres që ju të flisni. Kush është në vit të parë? Më thoni pak ka ndonjë që ia ka zënë vendin dikush tjetër? Keni futur mik? Keni dhënë lekë? Tani është radha ime për të folur. Sot nuk e çan dot as me lekë, as me mik. Kur ka pikët më të larta, zgjedh djalin e bariut dhe jo djalin tim. Kujt ia kërkoni këtë përgjigje kur jepni lekët për të marrë provime?”, tha Rama.