fbpx

Rama e konfirmon edhe pas takimit me Dendias: ja ç’ndodh me çështjen e detit

Kryeministri Edi Rama edhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar vendimin e komunikuar edhe në takimin me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Rama shkruan se në takimin me Dendias ka rënë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare.

“Me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ramë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës, çka përbën edhe një kthesë përfundimtare në historinë e marrëdhënieve tona”, shkruan Rama.