Rama e pyet se ku punon, vëllai i Saimir Grekut i jep një përgjigje që e step Kryeministrin

Kryeministri Rama vijon vizitat në familjet e prekura nga tërmeti, të cilat i shoqëron live në ERTV.  Së fundmi kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjen Greku, e cila është sjellë në banesat sociale në Shkozë, familje kjo e cila nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, humbi 3 anëtarë të saj.

I pranishëm në banesë ishte edhe vëllai i të ndjerit Sajmir Grekut, Dorjan Greku i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij e stepi disi kryesocialistin.

Rama:Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

“Gjejini një punë djalit”– i drejtohet Rama shoqëruesve të tij.