fbpx

Rama e thotë troç nga Vlora: Ja ku kandidoj më 25 prill

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të jetë në Vlorë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke hedhur poshtë zërat se ka vendosur të largohet nga ky qytet. Rama tha se ka qenë në Vlorë që prej kohës kur nuk ishte bërë akoma deputet, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë atje deri kur të mos jetë më kryeministër i Shqipërisë, pasi përveç të tjerash është i lidhur me këtë qytet edhe për shkak se është qyteti i origjinës sonë.

“Meqë u përmendën zgjedhjet. Mos hapni llafe që unë nuk do të jem në Vlorë. Mos i hapni këto llafe. Do thoni ju nuk i hapim ne. Por bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë. Lëre pastaj të hapesh edhe portalet nëpër xhepa. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra kryetar i PS. Jam edhe tani që jam kryeministër”, tha Rama.