fbpx

Rama e Veliaj u kërkojnë falje studentëve në prag të zgjedhjeve

rama_me_studentet.jpg

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në tre godina që kanë përfunduar në Qytet Studenti deri tani pas nisjes së rikonstruksionit disa muaj më parë.

Rama tha se në mandatin tjetër të bashkisë së Tiranës do të fillojë ndërtimi i kampusit, ndërsa ripërsëriti se gjatë viteve të qeverisjes së PD-së është abuzuar me kthimin e pronave në këtë zonë, por edhe privatizimin e godinave.

Madje, si Rama ashtu edhe Veliaj u kanë kërkuar falje studentëve për rrëmujën e krijuar, duke shtuar s e puna do të vijojë më tej me restaurimin e të tjera godinave.

Kemi problem rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë janë të abuzuara nga kohët e mëparshme me kthimin e pronave që nuk duhet të kishin ndodhur dhe janë bërë në shkelje të ligjeve. Në mjediset shkollore edhe ligji e ndalonte kthimin e pronës. Janë bërë abuzime të mëdha me godinat, që i takojnë Qytet Studentit dhe janë privatizuar.

Gjë që lidhet me funksionim e të gjithë projektit. Po përgatisim inventarin. Projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, rekreative, apo akademike është duke u zhvilluar. Deri në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë ndërtuar me këtë standard. Me fillimin e mandatit të ri të bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin, investim goxha i madh, por do të bëhet, ashtu sikur do të fillojmë në fund të këtij viti investimet për laboratorët‘ tha Rama.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që në 30 qershor do të rikandidojë edhe për një tjetër mandat foli edhe për debatin për shkollën e re që pritet të ndërtohet në Kodër Kamëz.

Situata te Bujqësori është nga problematikat për nga zhvillimi. Është mes Kamzës dhe Tiranës. Ne kemi marrë një cep të asaj fushës për të bërë shkollën. Nëse e duan me mur apo ndarje në vete jemi gati ta bëjmë. Por ai komunitet prej vitesh lëngonte për një shkollë. Toka i është shpronësuar privatit. Kjo është politike. Sot kanë një mbledhje Senati dhe besoj se i kanë thirrur mendjen. Autorët e planit të vjetër vetë kanë firmosur që aty të kishte pallate” tha Veliaj.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin e godinave edhe në Universitetin Bujqësor të cilat tashmë janë të zaptuara apo të degraduara tërësisht.

Deri tani kanë përfunduar 3 konvikte, ndërkohë që kemi në proces 11, dhe pritet të fillojë puna edhe në 5. Kjo na ndihmon pastaj të kalojmë te pjesa e konvikteve në Universitetin Bujqësor, nëse këtu situata ju duket keq, aty është edhe më keq. Konviktet aty janë të zaptuara. Ndërkohë po punohet për lirimin e tyre. Bashkia po jep banesa sociale për ata që i kanë zënë për 30 vite” tha Veliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303