fbpx

Rama: Edi Ramën e pret fundi si Ramiz Alia

auto_auto_Lulzim_Basha_oki1500810787-11560504296-1.jpg

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat foli për padinë e Ramës për gazetarin gjerman Peter Tiede, i cili nxori përgjimet e votave në Dibër. Basha shprehet se Rama ka paguar avokatin më të shtrenjtë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me qëllim që të mbrojë kriminelët me damkë që kanë bashkëpunuar me pushtetin.

Fjala e Bashës: Sot pushtetarët janë bërë mbretër dhe sulltanë. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra e mijëra euro, por Rama nuk ka asgjë as milionat. Ai ka 21 vjet që plaçkit dhe grabit. Ka marrë 20 përqind për lejet në Tiranë dhe ka marrë miliona euro. Një nga përfituesit e trafikut të dogës është Edi Rama. Ai është shkëputur nga realiteti.

Rama që në fillimet e karrierës ka qenë peng i krimit. Rama në emër të kriminelëve ka vemdosur të padisë një gaztar gjerman, dukle paguar avokat me paratë që iu ka vjedhur shqiptarëve, Është e njëjta mbrojtje që Rama iuka bërë Armando Prengës, Rrajave, Roshit, Agron Xhafajt dhe gjithë kriminelëve të tjerë. Ai do të mbajë zgjedhje me forcë, por ky do të jetë fundi i tij.

Rama po tenton të bëjë edhe zgjedhje me një parti politike, njësoj si në kohën e Ramiza Alisë, që bëri pluralizëm falso. U përpoq që në vitin 1991 të bëjë zgjedhje me komuistët e tij, por dështoi. Tre dekada më vonë

Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303