fbpx

Rama-Erdogan konferencë të përbashkët për shtyp

Screenshot_10.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan janë duke zhvilluar një konferencë të përbashkët, në Turqi.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i Turqisë theksoi së fokusi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjes mes dy vendeve.

Po ashtu ai theksoi se në këtë takim u diskutua për çështjet rajonale si edhe luftën kundër terrorizmit.

“Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit tanë shqiptarë që u shkatërruan.

Unë besoj se ky do të jetë një simbol i ri i uniteti të përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Turqia është partneri tregtar i katërt më i madh i Shqipërisë. Ka më shumë se gjashtë kompani turke që operojnë në Shqipëri, Ne synojmë të rrisin investimet tona në Shqipëri veçanërisht në turizëm.

Po ashtu është nënshkruar restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, dhe besoj që ky projekt do të fillojë në pranverën e ardhshme.

Një nga pikat tona kryesore në këtë takim të jetë lufta kundër terrorizmit.

Ne nuk do të lejojmë që të ndërhyhet më marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaroi presidenti turk.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303