fbpx

Rama falënderon deputetët për miratimin e pr. ligjit për bastet

download-3.jpg

Pas miratimit të projektligjit për lojërat e fatit nga Komisioni i Ekonomisë, Kryeministri Edi Rama thotë miratimi është një mesazh i qartë ndaj krimit të organizuar.

Ai ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke falënderuar deputetët për votën pro.

“FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit!Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend. Për nënat e gratë në radhë të parë. Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”-ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Pas miratimit në Kuvend ditën e enjte, ligji për lojërat e fatit do të nisë zbatimin në 1 janar të vitit 2019 me mbylljen e të gjitha pikave të basteve dhe kazinove në vend, duke i lejuar vetëm në hotele me 5 yje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *