Rama falenderon studentët dhe pedagogët e UBT-së

Lidhur me 8 kërkesat që kanë studentët, kryeministri Edi Rama shkoi sot të dialogonte me ta në Universitetin Bujqësor të tiranës.

Pasi ka mbaruar takimi i tyre, kryeministri i ka falenderuar studentët dhe pegagogët nëpërmjet nj ëmesazhi në ‘Tëiter’, ku shprehet se të gjithë dolëm më të informuar lidhur me ‘pse-të’ e dialogut.

“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve,” shkruan Rama.

Në takimin me Ramën pati edhe studentë të revoltuar, një prej tyre u largua nga salla duke thënë se i kishin gënjyer dhe se nuk e dinin që do vinte kryeministri

Ndërkohë protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 14. Shumë të rinj bllokuan sot disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

/Real-news.tv

 

Lër një koment