17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rama: Farsa absurde kundër dialogut, nuk do zgjasë

spot_img

Sot është dita e 11-të e protestës së studentëve përpara Kryeministrisë, të cilët e quajtën si ‘Protestë Kombëtare’, ku ftuan të gjithë qytetarët që tu bashkoheshin kauzës së tyre.

Kryeministri Rama menjëherë ka reaguar në rrjetin social, ‘Instagram’, ku ka postuar një foto të protestuesve nga droni. Ngjitur fotos, Rama ka shkruar se janë mbledhur ‘një grup njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut’ .

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka shkruar se farsa e kësaj barrikade absurde kundër dialogut, nuk ka për të zgjatur shumë.

“Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që ia kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë,” shkruan Rama në Instagram.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat