TË FUNDIT

Rama flet për çeljen e negociatave

Kryeministri Rama mbajti një takim ditën e sotme me shoqatën e familjeve të dëshmorëve, ku përkujtoi sakrificën, përpjekjet dhe amanetet e dëshmorëve.

Rama iu referua pikërisht rinisë, ku u shpreh se duhet të sakrifikojmë sot që të rinjtë të kenë mundësi më të mira nesër.

“Të sakrifikosh sot do të thotë të mendosh për ata që janë fare të vegjël. Të mos e trajtosh sot atë tërësi mundësish që ke do të thotë ti japësh mundësi të rinjve për më shumë nesër. Ne jemi të vetëdijshëm që pensionet janë të ulëta, që shpërblimet nuk janë të larta dhe që rrogat nuk janë ato që ne do donim të ishin. Ne duhet të bëjmë më shumë sakrifica sot që fëmijët mos të paguajnë borxhe sot siç paguajnë fëmijët e ’90-ës”, tha Rama.

Gjatë takimit, Rama foli edhe për çeljen e negociatave.

“Sfida jonë është për çeljen e negociatave. Por një forcë e brendshme kërkon të pengojë negociatat, duke e kthyer këtë në një argument të politikës së ditës”, tha Rama.

Më tej, ai tha se reformat po bëhen sepse i kërkon e ardhmja e vendit dhe jo Brukseli./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat