33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rama flet për vendimin për Dritan Dajti: Ja çfarë do bëjmë

spot_img

I ndodhur në Rrëshen, teksa zhvilloi një takim me qytetarët, Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për vendimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Rama e quajti këtë vendim si një akt kriminal të njerëzve të ligj dhe të korruptuar. Sipas tij  këta gjykatës nuk do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë.

“Për sa i përket gjykimit të shkurtuar të atij vrasësit nuk ka të bëjë me ligjin por me njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, për shkak të vettingut po i bien me top. Jo vetëm po i bien me top por kryen një akt kriminal sepse faktikisht i rivranë 4 policët. Ne nuk do i ndahemi kësaj çështjeje dhe besoj se këtë vendim do e zhbëjmë. Besoj se këta gjykatës nuk do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë. më ka ardhur tmerrësisht keq për atë që ka ndodhur por nga ana tjetër këto janë gjëra që nuk më çudisin sepse ne kemi ndërmarrë një reformë që është një operacion i thellë për të pastruar kancerin nga organizmi i sistemit të drejtësisë duke shkulur nga sistemi tumore e metastaza. ju keni parë se si vettingu po i largon një nga një gjithfarë hienash. Njerëzit po thonë pse kaq ishte reforma. Reforma në këtë fazë, duhet ndërtim i sistemit të ri. Sistemi i ri do të merret me këta dhe me këdo. Sa herë njerëzit dëshpërohen, thonë ik mor se dhe ti njësoj si këta je, se nuk i fute në burg. ne jetojmë në një sistem ku km nuk fut njeri në burg, nuk është as prokuror, as gjykatës. Qeveria nuk fut njeri në burg, në burg të fut drejtësia. Duhet një drejtësi e drejtë. Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur gjithë këto vite sepse e kanë penguar gjykatës e prokurorë si këta. Si ai zorzopi i Tiranës që e bën vrasësin e 4 policëve mikun tim, ndërkohë që raportet e ambasadës amerikane thonë vrasësi i 4 policëve rezulton mik me njeriun më të afërt të këtij zorzopit, Saliut. Ky është fakt”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat