fbpx

Rama ‘fshikullon bizneset’, merr vendimin e prerë, ja ç’do u ndodhë atyre që nuk ‘binden’ ndaj ligjit

rama-4.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga sot nuk do të lejohet më asnjë klub nate, disko apo lounge bar që të jetë i hapur, në të kundër paralajmëron ai, do të dënohen me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

🟢Ministrja Manastirliu: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, thotë Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303