Rama ftesë për takim pa kushte, Basha jep përgjigjen finale

Ndërsa pak minuta më parë Kryeministri Edi Rama i bëri ftesë të hapur opozitës për tryezë pa kushte lidhur me reformën zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut Lulzim Basha.

Reagimi i Bashës:

Raporti i OSBE/ODHIR është i qartë. Korniza ligjore është e plotë por mungon vullneti politik, pra nuk është reforma zgjedhore zgjidhja e krizës politike. Nuk mund të zgjidhet përmes letër-rrufeve. Nuk mund të zgjidhet përmes Damian Gjiknurit që është i kapur në përgjime. Le të ftojnë pastaj edhe Bajrat, Shullazë, Babanët etj. Kjo është një tallje politike. Duhet të krijohen mekanizmat që kurrë më një njeri I vetëm ta shndërrojë Shqipërinë në këtë mënyrë. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj.. Letrat e hapura, provokime të tilla tregojnë mungesën e këtij vullneti politik. Së pari duhet pranimi I situatës në vend dhe largimi nga krimi I organizuar. Një reformë zgjedhore të plotë dhe një reformë të thellë politikë që do ta kthejë politikanin në shërbëtor të popullit. Ne I kemi dhënë një përgjigje përfaqësuesve ndërkombëtar dhe fatkeqësisht një përgjigje negative ka dhënë Edi Rama që ka thënë se do të përgjigjet pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Pres nga OSBE në Tiranë të shprehet për tre kryebashkiakët, për raportin final të OSBE/ODHIR-it, të cilat nuk kanë ardhur ende.