fbpx

Rama fton Bashën në tryezë, reagon ashpër PD

Ftesës së kryeministrit Rama për një tryezë të përbashkët me liderin e opozitës, Lulzim Basha , PD i është përgjigjur nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka

Sipas Palokës shqiptarët nuk duan albumit fotografik propagandistik, por një qeveri të përgjegjshme dhe një kryeministër që nuk mbush ditët me shfaqje të shëmtuara me fatkeqit.

“Po të triumfojë ligji mbi partinë, të parët që shkojnë në burg janë ata që lejuan banorët të futen në pallatet e Thumanës të certifikuara të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, nga Artur Bushi te qeveritarët e Tiranës”, tha Paloka, duke përmendur këtu është ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Pse emergjencat civile nuk kishin mjetet e duhura për të përballuar fatkeqësinë natyrore? Pse i bëri lekët për paisje emergjencash, gaz helmues për popullin, dhe milionat për qen kërkimi, ushqim për babëzinë e qenveritarëve të korruptuar.

Pse nuk i heq 10 oligarkëve të tij 150 milionë dollarë të taksave të shqiptarëve që t’ua kalojë ato njerëzve në nevojë.

Shqiptarët tani ka nevojë për vepra dhe jo për llogje. Në vend të lotëve të krokodilit, shqiptarët kërkojnë siguri nga një qeveri që di dhe ka vullnet t’i zgjidhë problemet e tyre.

Deri tani në lartësinë e kërkesave të shqiptarëve është vetëm Lulzim Basha. Në këto 10 ditë, ai ka ofruar 2 plane për kapërcimin e shpejtë të fatkeqësisë: Planin e Emergjencës për banesat e dëmtuara dhe Planin për Rimëkëmbjen e Biznesit të prekur nga tërmeti.

Zgjidhjet e propozuara Edi Rama i ka mbi tryezë. Por si përherë atij nuk i intereson zgjidhja por shfaqja, nuk i interesojnë njerëzit por pushteti dhe paraja”,