Rama fton serish Bashën për takim: Bëre gabim të madh me…

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Edi Rama ka zgjedhur t’i drejtohet serish kryedemokratit Lulzim Basha duke i propozuar të takohen.

Rama shkruan se plani për rimëkëmbjen e biznesit të propozuar nga Basha, në një pjesë të sugjerimeve përkon me propozimet e hartuara nga Komiteti i Rindërtimit.

“@lulzimbashaal një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkruan Rama në rrjetet sociale.