fbpx

Rama gjen ‘shokun’ në New York, ja çfarë e lidh me ish-ministrin e Jashtëm norvegjez

71251769_10157018154621523_7140771351693885440_n-1.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon me takimet e tij të njëpasnjëshme në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka shkuar në selinë qendrore të World Economic Forum në Nju Jork, dhe është takuar me Borge Brente.

Numri një i qeverisë ka publikuar një foto dhe shkruan se me ish-ministrin e Jashtëm të Norvegjisë e lidh përdorimi i atleteve gjatë ushtrimit të detyrës.

“Në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me presidentin Borge Brente, ish-ministri i Jashtëm i Norvegjisë, me të cilin përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303