fbpx

Rama ‘grumbullon’ provat kundër Metës, ja lëvizja e ‘zgjuar’ me Komisionin Hetimor

shfar.jpg

Maxhoranca në Parlamentin shqiptar do të kërkojë shtyrjen e afateve për punimet e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mesditën e sotme në konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se do t’i drejtohet Kryesisë se Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kryeministri Rama e cilësoi si ‘taleban’ Presidentin Meta në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur javën e shkuar në lidhje me emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi nga Komisioni Hetimor të shtonte në axhendën e tij dhe këto shkelje sipas Ramës të kryera nga Presidenti Meta.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303