fbpx

Rama habit me deklaratën për mesazhin e ambasadores amerikane, “thumbon” BE-në

Teksa ka mbajtur një fjalim gjatë mbrëmjes së sotme pallatin e Brigadave, ku mblodhi ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri, Kryeministri Rama foli për tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit.

Rama zbuloi mesazhet me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Ai tha se mesazhin e ambasadores amerikane Leyla Moses Ones do ta ruajë dhe do të ja tregojë djalit të tij të vogël kur ai të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të.

“Mesazhin e Leyla Moses Ones e kam nxjerr dhe e kam ruajtur në një dosje dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë, unë do ti lexoj atë mesazh. Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir të inatoset me Bashkimin Evropian, e kush nuk inatoset me BE-në?!

Unë do i tregojë historinë e zbarkimit të tyre më 26 nëntor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e shqiptarëve”, tha Rama.