fbpx

Rama i jep pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa

Screenshot_52.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa, me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali.

Së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea ajo kanë vizituar kalanë e Krujës, ndërsa papritur është shfaqur kryeministri Rama.

“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh.

Teksa flija sonte, në ëndërr më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time.

Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha). Tashëm jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303