fbpx

Rama i kërkoi SPAK të hetojë Berishën dhe Metën/ Kim: Ajo që duam ne nuk është…

yuri-kim-1.jpg

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar sot edhe thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gjatë një interviste televizive ajo tha se në të vërtet personat në pushtet nuk duhet të bëjnë thirrje për ndjekje të personave specifik, Kim sqaroi se SHBA nuk po punon që të dëgjojë përmendjen e sa më shumë emrave specifik ndaj kundërshtarëve, por të shohë që institucionet e drejtësisë zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo person. Ndërsa theksoi se me rendësi është eliminimi i pandëshkueshmerisë për personat zyrtarë.

“Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë. Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabartë, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë”, u shpreh Kim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303