fbpx

Rama i kthehet keq Voltana Ademit: Je më e paafta në histori

rama-13-752x450.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama po vijon fjalën e tij në takimin elektoral të PS që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Në fjalën e tij, ai ka sulmuar kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin, të cilën e ka cilësuar si më të paaftën në histori.

“Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik. Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne. Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull”, tha Rama./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303