fbpx

Rama i kthehet Metës për Spiropalin: Mos e mërzit Elisën! Kur të dekorosh Skënderbeun s’ke kujt t’ia dorëzosh medaljen

eisa.jpg

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit për një replikë ku  Meta kishte përmendur dhe ministren Spiropali.

Rama ironizon me dekoratat teksa thotë se kur të dekorojë Skënderbeun në kulmin e luftës për liri nuk do të ketë kujt t’ia dorëzojë. Ai i kërkon që mos ta mërzisë Spiropalin.

Po ashtu ai me humor thotë se Bashës do i takojë medalja e Hamzait, Berishës ajo e Ballabanit, kurse Kryemadhit ajo e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir.

POSTIMI I PLOTË:

Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303