fbpx

Rama i kthen përgjigje Metës dhe opozitës: Shoh agjitim, por të ndjekin Kuvendin, e duan se duan

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës jashtëparlamentare dhe Presidencës, lidhur me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Rama thotë se si opozita dhe Presidenca janë “agjituar”, dhe shton se sharjet dhe provokimet rrezikojnë marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën do ta zbatojë “në çdo pikë”.

“Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë..

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi”, shkruan Rama.