fbpx

Rama i mohoi fjalën, gazetari nga Kosova tregon çfarë pyetjeje do i drejtonte Merkelit

8F6126D3-9DF8-4B1E-A880-E20BB446E42F.jpeg

Gazetari i Klan Kosova, Enis Recica tregoi se është zhgënjyer që nuk ka pasur mundësinë të bëjë një pyetje në konferencën e përbashkët me kryeministrit Edi Rama e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Në një lidhje me “Skype” në “A Show” në Syri Tv, ai tha se interesi i tyre për të udhëtuar nga Kosova drejt Tiranës ishte pikërisht Merkel, pasi donin të dinin nëse kancelarja i kishte kërkuar Presidentit Aleksandër Vuçiç njohjen e Kosovës apo jo.

“Secili gazetar kur merr pjesë do të bëjë një pyetje dhe nëse nuk e ka mundësinë, zhgënjehesh. Doja të bëja pyetje për Kancelaren Merkel, por nuk m’u dha mundësia. Interesi ynë ishte për Merkel, ndërsa për Ramën do të kemi mundësi sërish t’i bëjmë pyetje. Para fillimit të konferencës i kërkuam të bënim pyetje dhe na konfirmuan që do na jepnin fjalën, por aq sa zgjati konferenca, nuk na u dha fjala. Pyetjen që do të doja të bëja ishte për vizitën e saj në Beograd dhe takimin me Vuçiç. A ka kërkuar Merkel njohjen e Kosovës në vizitën e saj në Beograd,”- tha gazetari i “Klan Kosova”.

Rama mbylli konferencën e përbashkët me Merkel në Tiranë pas pyetjeve të bëra nga gazetarët e Shqipërisë. Atyre nga Kosova nuk ua dha mundësinë duke shtuar se kancelarja kishte një axhendë të ngjeshur.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303