Rama i quajti gërmadha, Rudina Hajdari: Nuk e mbulon dot paaftësinë tënde duke…

Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me deklaratat e forta të Kryeministrit Rama që e quajti opozitën e re si ‘gërmadha’.

Hajdari akuzon Ramën si të paaftë dhe se ai, këtë paaftësi nuk mund ta mbulojë me arrogancë. Ndër të tjera Hajdari shkruan se po fshihet pas kreut të PD-së, Lulzim Basha  të cilin e ka thirrur për bashkëpunim për ndihma për të prekurit nga tërmeti.

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti. Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.  Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Hajdari.