fbpx

Rama “i shtrin dorën’ Bashës, i bën propozimin e papritur: Nëse nuk e do….

rama-ne.jpg

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës për gazetarët, teksa ka folur në lidhje me ndryshimet kushtetuese ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen, e heqim.

“Çdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin. Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth.

Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të lëshojmë më shumë se të tjerët, jo se e kemi për detyrë. Me lejoni t’ju kujtoj se në Europën ku duam të integrohemi reformat elktorale bëhem me shumica të thjeshta. E dini që Greqia, ndryshoi sistemin elektoral, ne nuk kemi ndryshuar sistemin. Heqim mekanizmin.

Në politikë ka një rregull, kush gabon paguan. Se kanë, do të kishin dhe fjalën dhe votën, e kanë disa të tejrë votën. I kanë sjellë me firmën e vet Basha dhe drejtuesit e tjerë. Do të rrijë Shqipëria peng kur unë kam mundësi për një hapje tjetër të sistemin se nuk do grupi i partive që kanë ikur nga parlamenti. Ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen, por nuk dua të rrëzohet. Ne donim depolitizimin e administratës zgjedhore.”- tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303