“Rama Ik! Tymuese te Parlamenti

Mes thirrjeve: Rama ik! Opozita po marshon nëpër rrugët e Tiranës.  Ndryshe nga protesta e kaluar kjo e sotmja është një marshim protestë.

Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha para kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pasi qëndruan për gati 15 minuta protestuesit po marshojnë drejt parlamentit.

Ndryshe nga protesta e 11 majit, në protestën e sotme ka vetëm tymuese dhe shashka, nuk ka molotov.