Rama: Ilir Meta, armik i Kushtetutës së Shqipërisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë nga foltorja e Kuvendit se sot Ilir Meta konsiderohet si armik i Kushtetutës së Shqipërisë.

“Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi. Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse”, tha Rama.

Më tej, kryeministri foli për ‘luftën’ e Bashës dhe Kryemadhit për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, të cilët i konsideroi si një vrimë në ujë.

“I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre  deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR”, theksoi ai./real-news.tv