fbpx

Rama inauguron rrugën Elbasan-Banjë: Për herë të parë shtresa asfaltike me pluhur gome

Screenshot_3-5.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm sot në inspektimin që aksit rrugor Elbasan-Banjë, i cili tashmë është rehabilituar dhe është i aksesueshëm për të gjithë.

“Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë dhe tashmë ky segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë e cila do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë. Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër. Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303