Rama injoron Metën, ja takimi i radhës për fushatë

Në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ceremoni, ku do të takohet dhe me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Sipas burimeve nga Kryeministria, mësohet se pasdite Kryeministri do të jetë në Lushnje dhe Divjake ku do të zhvillojë takime elektorale për zgjedhjet lokale.

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në Bruksel ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë prej ku mori edhe mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë. /Real-news.tv/