fbpx

Rama ironizon deklaratën e Kryemadhit: Na është qepur me tigan e do peshk. Nuk e ha njeri karremin

Screenshot_1-12.png

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila nga Vora, një ditë më parë i kërkoi qytetarëve të strehuar në banesa pas dëmtimeve nga tërmeti të mos dalin nga shtëpitë. Rama tha nga Farka se qytetarët janë të zgjuar duke ironizuar se ata nuk do e marrin karremin e Monikës për të rënë në tiganin  e saj.

Rama shkëmbeu batuta me qytetarët që morën në dorë çelësat e banesës, ndërsa mori disa sekonda për të kthyer maskën në anën e duhur pasi e kishte vënë mbrapsht. “Pse nuk thoni që e kam maskën mbrapsht unë, e paskam kthyer PS me kokë poshtë”, u shpreh Rama, duke shkaktuar edhe të qeshura.

Në fund kreu i qeverisë shkëmbeu batuta edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili kërkoi që si mbyllje të shkrepnin një foto bashkë me banorët që sot u futën në shtëpinë e rindërtuar.

Pjesë nga biseda

Rama: Shyqyr që nuk keni pasur konflikte sherre. E mbajmë llafin ne socialistët që thoni se gënjejmë. Ti e paske shtëpinë më të madhe apo je demokrati më i madh

Banori: Jo nuk jam demokrati më i madh jemi içik më shumë ne

Rama: Disa i kanë pasur dokumentet, disa jo se kështu i lanë këta të PD-së, çorap.

Veliaj: Kishin vajt disa politikanë në Vorë i thonin mos dilni nga shtëpia. I thoshte rri rreziko jetën dhe vidh lekët e shtetit

Rama: Kush ishte, këta?

Veliaj: Jo nuk ishte PD ishte një parti tjetër, Monika me këta

Rama: Aaa, ishte tigani. Si mund t’i thuash njerëzve mos dilni nga shtëpia. Në këtë pikë i dashur kemi të njëjtin hall me këta. O ju, ose ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është helmi i përditshëm por njerëzit nuk janë budallenj. Nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës. Po nejse mos ta prishim tani. Po mirë ishte sa po mos me na marrë sysh.

Veliaj: Do bëjmë një fotografi siç jeni kthehuni andej

Rama: Se lali pa fotografi nuk e mbyll (qesh).

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303