fbpx

Rama ironizon Kryemadhin: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur

kryemadhi-rama-1.jpg

Kryeministri, Edi Rama, ka ironizuar daljen për media të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një postim në Twitter, Rama  shkruan:

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”.

Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se LSI do ti propozojë Kuvendit dy amendamente, të cilat sipas saj zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale të studentëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *