Rama ironizon Metën nga Brukseli

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi lëvizjen e paprecedentë dhe pa bazë ligjore, duke zhbërë datën e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Bruksel. Teksa doli në një konferencë për shtyp me Presidentin e KE-së, Juncker, Rama nuk ka preferuar  të komentojë situatën politike dhe dekretin e Metës.

Ai ka thënë se preferon më mirë që të mos humbasë kohë duke u marrë me dekretin e Metës në Bruksel duke shtuar më pas se gjithçka do të sqarohet kur të kthehet në Shqipëri. “Nuk kam kohë për të folur për presidentin. Do të t’i themi të gjitha pasi të mbarojmë vizitën. Kur të kthehem në Shqipëri do të merrem me dekretin dhe lëvizjet e presidentit” ka thënë Rama.