Rama ironizon studentët

rama-ne-elbasan.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga qyteti i Elbasanit ku prezantoi Paktin mbi Universitetin, u ndal edhe tek kërkesat e studentëve, duke thënë se tarifat për studentët janë përgjysmuar. Ndërsa ironizoi studentët duke thënë se qeveria sipas tij nuk është as nëna as babai i tyre.

Është shumë e qartë që tarifa sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendose tavanin. Nëse ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta. Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë. Faktet janë që kushtet janë të vështira. Duke pasur parasysh kushtet kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër.”, u shpreh Rama/real-news.tv/

scroll to top