Rama iu beson 5 deputetëve shkarkimin e Metës, zbulohen emrat

Janë zbardhur emrat e 5 deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor që do të ngrihet në Kuvend për shkarkimin e presidentit Meta. Emrat e deputetëve të propozuar nga Rama dhe të miratuar në mbledhjen e grupit janë:

Ulsi Manja kryetar komisioni dhe anëtarët: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Në Komision pritet që të ketë dhe 4 vende të lira, që do të zihen nga ana e deputetëve të opozitës së re.