Rama: Ja si bëra Romeon me Bashën

Kryeministri Edi Rama, teksa po mbante fjalën në takimin elektoral të zhvilluar në Korçë, gjeti kohën që të ironizonte keq me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Rama solli në vëmendje situatën politike të vitit 2017 ku u shpreh se i është lutur Bashës si Romeo-Zhuljetës.

“Dy vite më parë ndërkombëtarët na thanë hyni në zgjedhje se me ata nuk merremi vesh. Mirëpo isha unë Romeo i asaj kohe duke iu lutur Zhulietës sa nuk do t’i isha lutur gjithë vajzave të bukura të Korçës për gjithë jetën time dhe e binda zhulin dhe i dhashë çfarë kërkoi”,-tha ndër të tjera Rama, teksa rikujtoi edhe një herë faktin që sipas tij opozita ka hallin e reformës në drejtësi dhe po zhvillon një luftë kundër Shqipërisë. /real-news.tv/