fbpx

Rama: Jam kryeministri më i mirë i historisë shqiptare

rama-ard.jpg

Kryeministri Edi Rama ka thënë për televizionin gjerman ARD se është kryeministri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Buxheti ishte asgjë. Shumë pak, por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave”, tha Rama.

“Tani jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri”, shtoi kreu i qeverisë.

Megjithatë disa prej mediave në Tiranë shkruajnë se shprehja e kryeministritpër televizionin gjerman NRD, ku tha se ”Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat.”, është keqkuptuar

Tiranapost.al ka dëgjuar videon dhe sipas tyre përkthimi i fjalisë është kështu: “Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat.”

Një shprehje afër natyrës se retorikës së Edi Ramës. Një lojë fjalësh ku me mbiemrin ‘artist’ ka kohë që luan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *