fbpx

Rama jep lajmin e mrekullueshëm, ja ç’ka ndodhur 10 ditët e fundit

edi-rama-2-770x434-1.gif

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka publikuar një grafik i cili tregon rënie të numrit të shtrimeve në mjediset spitalore COVID.

Statusi i plotë:

🟢 SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID👍

 

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike🙏

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303