Rama jep lajmin e shumëpritur, ja çdo ndodhë së shpejti

Edi-Rama4-770x411.jpg

Kryeministri Edi Rama ka qetësuar gjithë ata që janë në panik nese mbyllja e sporteleve u rrezikon vendin e punës.

“Duhet të ndryshojë psikologjia e atyre që punojnë në sportele, është krijuar një ide e gabuar, se do mbyllen sportelet dhe do na heqin nga puna. Sportelet nuk mbyllen por atyre u shtohet puna, se do jenë shërbëtore, e jo si polic trafiku që e ke dosjen në rregull kalo, nuk e ke, nuk kalon, por do ta mbushin vetë”- ka thënë Rama.

Kryeministri ka njoftuar se sot do miratohet edhe VKM me afatet ligjore që duhet të zbatohen.

“Do bëjmë një VKM sot dhe do vendosim afatin ligjor, nëse qytetari aplikon dhe i thua ke 15 ditë për ta marrë,  ai do zbatohet, në rast se një dokument shtetëror që duhet të merrej nga brenda administratës mungon, do konsiderohet i dhënë, nuk i thuhet qytetarit prit, por do të gjobitet drejtuesi i zyrës përgjegjëse, nga rroga e tij për shkelje të ligjit. Një herë dy herë, herën e tretë të iki fare. Ndryshe nuk funksionin nëse ne u themi do e plotësojmë dosjen dhe për shkak të mosplotësimit nga ana jonë zvarritet qytetarët, kjo e zhduk radhën dhe zvarritjen”- tha Rama.

scroll to top