Rama ka një përgjigje për të gjitha ata që e akuzojnë për detin me Greqinë

rama5-1.png

Teksa ka folur në lidhje me akuzat që po i bëhen për detin me Greqinë Rama ka pasur gati nga një batutë për të gjithë.

“Në vend që të punojnë për shqiptarët, duan t’i përdorin. Të kapin ndonjë votë. Kap ça të kapesh! Dhe nisen me varka mono për të mbrojtur detin, duke i rënë lopatës majtas-djathas. Deti aty është, nuk ka lëvizur. Nuk është dot as deti, as toka. Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në, sepse negociatat bëhen me persona të autorizuar, nuk bëhen me muhabet varkash. Dhe nëse një autoritet që është qeveria firmos një marrëveshje, ka një tjetër që e gjykon. Është zoti President. Ai e di shumë mirë që po nuk erdhi deti tek ai, askush nuk ka çfarë do t’i bëjë detit. Ata që e kanë copëtuar detin sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha bënë marrëveshjen më të gabuar. Monika Kryemadhi nuk ka pasur lopata në atë kohë. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje m,e fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës. Ishte buzëqeshje me milje, po ta shohësh edhe nga pas, mund ta shohësh edhe me buzën pas. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur në atë kohë me gjithë peshën e tij, edhe fizikë. Ishte dyfish atë kohë”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303