13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rama kapet keq me kryebashkiaken e Shkodrës: E kam sfidë personale

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë, Kryeministri Edi Rama duke komentuar situatën aktuale, deklaroi se sfida e tij personale është me Shkodrën, dhe se kryebashkiakja aktuale sipas tij është e paaftë. Më tej ai theksoi se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar.

Kryeministri Rama, gjatë intervistës, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama nuk e fsheh drojën se kriza politike mund ta pengojë këtë proces, por duke iu referuar protestave dhe kritikave të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”.

I pyetur nëse do ia dalë të gjejë një zgjidhje për të ruajtur stabilitetin politik në vend, Rama shprehet: “Zgjidhja është e qartë, është ajo që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve por e popullit. Populli ka të drejtë të zgjedhë në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta”,- tha Rama.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat