fbpx

Rama kërcënon kontrollorët: Kush nuk kthehet nesër në punë, s’ka më vend në Albcontrol

GettyImages-1174964583-765x540-1.jpg

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Rama u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka bërë apel të gjithë punonjësve se nëse nuk kthehen nesër në punë, nuk do të ketë më vend në AlbControl.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama në Twitter.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303