fbpx

Rama kërkon serish nga Meta dekretimin e ministrit të ri

c9e432f14e7755eebe1d8f47e10f3ea4_XL.jpg

Në një intervistë televizive të dhënë mbrëmë, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do t’i dërgojë sërish presidentit Ilir Meta propozimin për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm.

“Propozimin do ta shoqëroj me një relacion shpjegues të mirë argumentuar, bazuar në procedurë, dhe në traditën e krijuar nga presidenti, për hir të së vërtetës, që në rastin e negociatave më Greqinë për plotfuqishmërinë, ka dërguar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar shumë procesin. Në këtë traditë, do t’i çoj nesër presidentit një shkresë shpjeguese të detajuar dhe do t’i japim presidentit mundësinë që të krijojë bindjen e plotë e të rifutemi në binarët e kushtetutës. Ky precedent nuk mund të krijohet dhe nuk ka pse të krijohet”, tha kryeministri.

Zoti Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët e ardhshme qeveria do t’i drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *