fbpx

Rama konferencë me homologun bullgar

rama-4.jpg

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me kryeministrin bullgar Stefan Yanev.

“Shqipëria është një vend model për trajtimin e pakicave. Pakica bullgare në Shqipëri është plotësisht e integruar dhe ndjehet në lirinë e saj për të kultivuar atë pjesë të trashëgimisë që duhet të shkojë nga brezi në brez”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për rrugën drejt integrimit Europian.

Rama theksoi se kjo është një çështje që i përket dy vendeve, ndërsa shtoi se tashmë Bullgaria sot duhet të nxitë Maqedoninë që të të dalë nga kjo pozitë.

“Besojmë që që kjo çështje duhet të zgjidhet midis udhëheqësve të dy vendeve, pasi nuk besoj që të tjerët mund të zëvendësojnë atë që të dyja palët supozohet të bëjnë. E di që në Bullgari ka një qeveri kujdestare me kuadër mjaft të qartë veprimtarie. Por mendoj që Bullgaria si shtete anëtare e BE-së është e pjekur dhe ka gjithçka i nevojitet për të kujtuar veten kur gjendej në të njëjtë pozitë dhe nga ana tjetër të nxitë Maqedoninë e Veriut për të dalë nga kjo pozitë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Stefan Yanev, theksoi se rruga drejt Europës duhet të konfirmohet me vepra konkrete

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303