fbpx

Rama konferencë shtypi nga Ohri, flet për Albin Kurtin: Nuk kam detyrë ta bind…

efc557a207e559a7c5e737b2e8b4e493_L.jpg

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në një konferencë për shtyp nga Ohri se shumë shpejt do të dalë ligji special për grupin kriminal KÇK (Kap ç’a t’kapësh), por nuk preferoi të japë shumë detaje.

“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos them shumë detaje se kjo është nga arsyet e mungesës time të daljes në media”, theksoi kreu i qeverisë.

Gjithashtu Rama foli edhe për qëndrimin e kreut të LDK-së Isa Mustafës, i cili ka dalë kundër “Shengenit Ballkanik”.

“Kam respekt për Isa Mustafën, ruaj kujtim të mirë nga bashkëpunimi me të, por jam i befasuar nga reagimi i tij. Po të flasësh për këtë proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua këtë që nuk kam asnjë lidhje përveç kujtimit të keqtrajtimit të shqiptarëve dhe më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, deklaroi Rama, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit.

“Është një moment në Kosovë që po ndodh një tranzicion mes qeverisë që ikën dhe asaj që vjen dhe ka bërë shumë të lehtë. Kam dëgjuar nga Kurti që Kosova është mirë që të jetë prezente në tryeza, e kam përshëndetur por unë nuk kam detyra që të marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind dhe janë ata që vendosin dhe i respektoj vendimet e tyre dhe kur nuk i mirëkuptoj”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303