Rama kryen shkarkimin e radhës

edi-rama2.jpg

Qeveria e kryeministrit Rama ka bërë lëvizjen e radhës.  Me urdhër të kreut të qeverisë është larguar nga detyra zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko.

Në vend të tij është emëruar zëvendësministër ish-deputeti Ilir Bejtja.

Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Nuk dihen arsyet e shkarkimit të zëvendës ministrit, Enis Aliko, i cili me profesion është inxhinier i naftës. Ndërkohë kjo është katërta lëvizje në këtë ministri apo institucionet e varësisë.

Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë DH Albania e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra. Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë./real-news.tv/

scroll to top